• 15-05-2021

POLITIKANI SERB: VUÇIQ PO PUNON AKTIVISHT PËR NJOHJEN E KOSOVËS

Serbian President Aleksandar Vuciclistens after signing an agreement on opening economic relations with Kosovar Prime Minister Avdullah Hoti (off camera), in the Oval Office of the White House in Washington, DC, on September 4, 2020. (Photo by Brendan Smialowski / AFP)

Politikani serb, Mladjan Gjorgjeviq, deklaroi të martën se presidenti Aleksandar Vuçiq është duke punuar aktivisht për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Kohët e fundit, Vuçiq vazhdimisht ka folur për Republika Srpska, duke dërguar megafonin e tij (Ministrin e Brendshëm) Aleksandar Vulin për të folur në lidhje me idenë neoradikale të botës serbe, duke e bërë të dukshme balonën testuese në formë të disa non-papers në lidhje me shkëmbimin e territoreve”, tha ai.
Ai shpjegon se qëllimi i gjithë kësaj është “rënia e daulleve nacionaliste” në mënyrë që të krijohet përshtypja në publik se diçka po merret në këmbim të disa koncensioneve të mëdha që bën ky regjim në Kosovë.

“Vuçiq premtoi Kosovën në këmbim të mbështetjes së Perëndimit për ardhjen e tij në pushtet në vitin 2012. Prej atëherë e deri më sot, ai ka nënshkruar 48 marrëveshje të ndryshme me shqiptarët dhe tani e fundit, për të cilën insistojnë Uashingtoni, Berlini dhe Brukseli, ka arritur të realizohet. Me këtë marrëveshje, regjimi do të njohë të ashtuquajturën Kosovë dhe i jep asaj një vend në Kombet e Bashkuara”, shkruan agjencia e lajmeve “Beta”.

Ai shtoi se Vuçiq kërkon që të qetësojë publikun duke krijuar përshtypjen se Serbia do të marrë Republikën Srpska në këmbim të njohjes së Kosovës./Insajderi.com

Read Previous

Çmime të reja të derivateve të naftës!

Read Next

Akuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj ish kreut të KSHZ-së

%d bloggers like this: