Policia Zvicrane gjen një gjarpër në makinën e shqiptarëve – nuk do ta besoni sa i gjatë është!

Estimated read time 2 min read

Një patrullë policie vëren një automjet të dyshimtë. Është pak para orës 3 të mëngjesit. Makina, e regjistruar në kantonin Zug, u ndalua dhe u kontrolluan pasagjerët.

Sipas policisë së Zug-ut, në veturë ndodheshin katër persona: një kosovar 27-vjeçar, një kosovar 31-vjeçar, një francez 18-vjeçar dhe një zviceran 20-vjeçar. Policia ka kontrolluar automjetin. Ajo që policia gjen aty është: një sasi e vogël lënde narkotike dhe një kuti stiropori e mbyllur në bagazh. Përmbajtja: Një gjarpër i madh, shkruan gazeta Züger Zeitung. Më saktësisht: një piton tigër që është afërsisht 2.5 metra i gjatë dhe peshon rreth 15 kilogramë.

Zvarraniku u ekzaminua më pas nga një ekspert gjarpërinjsh në zyrat e policisë së Zugut dhe u “konfiskua”. Sipas policisë së Zugut, të katër personat kanë bërë deklarata të ndryshme për origjinën e gjarprit. Megjithatë, duke qenë se posedimi i tyre kërkon leje dhe një leje e tillë nuk disponohej, zvarraniku u transportua në një klinikë të specializuar për kafshë të tilla.

Advertisement

Sipas ekzaminimeve fillestare, gjarpri ishte në gjendje të mirë shëndetësore, përcjell albinfo.ch. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se njëri prej burrave kishte me vete dy letra të rreme. Këto ishin të siguruara. Tashmë 31-vjeçari (kroat, siç shkruan në vazhdim të tekstit!) do të mbajë përgjegjësi për këtë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like