Policia jep detaje nga ngjarja në Bogovinë – ja kush është personi që mbeti i vr’arë

Estimated read time 1 min read

Nga Sektori për Punë të Brendshme kanë dhënë informacione shtesë në lidhje me vrasjen e sotme në Bogovinë të Tetovës, shkruan TV21. Autori i vrasjes është identifikuar dhe është arrestuar, bëhet fjalë për 50-vjeçarin M.M. nga ky fshat, ndërsa viktima është 47-vjeçari me iniciale A.J. Sot (02.06.2024) në orën 10.30 në rrugë ,,Cvetan Dimov” pjesëtarë të policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(50) nga Bogovina e Tetovës, i cili kishte qenë me veturë “BMW me targat e regjistrimit të Tetovës. Ai dyshohet se rreth orës 10.15 në një objekt hotelierik në fshatin Bogovinë me armë zjarri ka vrarë personin A.J.(47) nga i njëjti fshat, me të cilin që më parë kishin padurim të ndërsjellë. Gjatë kontrollit sipërfaqsorë të automjetit, është gjet një pushkë automatike. Ai po mbahet në stacionin e policisë për procedura të mëtejshme. Prokurori Publik dhe efektivët e policisë janë në vendin e ngjarjes, duke kryer inspektimin”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë./tv21.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like