Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër Perparim Bajramit, i shkaktoi dëm buxhetit mbi 400 mijë euro

Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër P.B., në cilësinë e drejtorit të kompanisë publike “Lotarija Shtetërore e Maqedonisë”, për dyshimin e arsyeshëm të kryerjes së veprës penale “Abuzimi me pozitat dhe autorizimet zyrtare” sipas nenit 353, pika 4 dhe 1 të Kodit Penal.
I akuzuari P.B. në rolin e drejtorit të “Lotarija Shtetërore”, ka abuzuar me pozitat dhe autorizimet e tij duke nënshkruar një kontratë qiraje për një hapësirë administrative dhe biznesi me subjektin juridik “HEY DOOEL” nga Shkupi për ambiente që nuk ishin të përshtatshme dhe gati për t’u përdorur nga Lotaria Shtetërore. Kjo kontratë u nënshkrua për një çmim që ishte të paktën dy herë më i lartë se çmimi real i tregut, dhe nuk ishin respektuar kushtet speciale të shpalljes publike. Për më tepër, hapësira e ofruar kishte më shumë metra katrorë se sa kërkohej dhe nuk përfshinte hapësirën e oborrit, që ishte një kusht i veçantë në shpalljen publike.
P.B. ka nënshkruar kontratën për një hapësirë me 2426 m2, ndërkohë që sipas dokumentit të pronësisë, hapësira kishte një total prej 2924 m2. Për të shmangur kushtet speciale, P.B. ka nënshkruar një kontratë për shërbime për 502 m2 të mbetura të objektit. Edhe pse shpallja publike kërkonte që ofruesi të kishte një hapësirë oborri dhe mundësi parkimi për të paktën 50 makina, këto kushte nuk ishin përfshirë në kontratë. Po ashtu, ai nënshkroi një kontratë qiraje për 9 euro për m2, ndërkohë që çmimi i tregut për hapësira të ngjashme në zonën e Vizbegovës varionte nga 2.5 deri në 4.5 euro për m2.
Për më tepër, hapësirat nuk ishin të përshtatshme për qëllimin e kontratës dhe do të duheshin rinovuar, për të cilin kishte filluar një tender publik për renovimin e hapësirës me vlerë 1,300,000 euro, që do të përbënte një kosto shtesë për Lotarinë Shtetërore.
Me këto veprime, P.B. shkaktoi një dëm për buxhetin e Lotarisë Shtetërore në shumën prej 24,636,045 denarë, për shkak të kontratës së qirasë për hapësira që nuk u përdorën sipas qëllimit të kontratës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *