Policia arreston vëllain e një funksionari të BDI-së në Strugë, kapet në flagrancë për zhvatje

NJë person nga Veleshta që është vëllai i njërit nga funksionarët e BDI-së u arrestua mbrëmë në Strugë. Sipas njoftimit bëhet fjalë për 43 vjeçarin me inicialet S.N, i cili dje në mbrëmje u arrestua nga policia afër një hoteli në Strugë.

Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, S.N. (43) u pikas pranë një hoteli me një xhip ku edhe u arrestua.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur pistoletë me pesë fishekë. Ai po mbahet në Stacionin Policor të Strugës, ndërsa kundër tij pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet padi konkrete.