“Po bëhet Shqipëria copë”/ Rama: Jam mësuar me baltë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se përgjimet e “Ndrangheta” po përdoren për të dëmtuar Shqipërinë.

Sipas tij, ndonëse konkluzionet e prokurorisë italiane tregojnë një të vërtetë tjetër, çdo ditë hidhet baltë dhe bëhet lëmsh gjithë vendi.

Megjithatë, Edi Rama pranoi se ashtu si në çdo vend tjetër, edhe këtu ka pastrim parash.

“Janë shprehur se janë të mahnitur, të skandalizuar, nga fakti që një hetim që rezulton nga prokuroria italiane, që nuk ka lidhje fare me një kanal lidhjesh e pastrimesh në Shqipëri të kthehet në një kauzë nëpër media e portale dhe ta bëjnë Shqipërinë copë. U bë kjo histori një histori e tmerrshme raportesh komplet mëkatare me të vërtetën. Merr letra nga dosje përgjimesh në Itali e hidhi këtu e bëj çorap dynjanë. Jam mësuar me baltë dhe e kam të qartë që përsa kohë do të jem në detyrë, me baltë do të kem të bëjë. Kush ja bën vendit të vet këtë? A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonjë vend që nuk ka? Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista, kanë institucione kundër pastrimit të parave. Rregullat e vendosura në Shqipëri në raport me vendet e tjera janë shumë të shtrënguara. Çdon 15 mijë në shtëpi një emigrant dhe i bllokohen paratë me muaj për t’u verifikuar se ku i gjeti. Nga i nxirrni ju këto konkluzione që ndërtohet pa banka?”./Vizionplus/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like