Tre persona nga Shkupi janë kafshuar nga qentë endacakë
Dje në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, 32-vjeçari N.K. nga Shkupi dhe 45-vjeçari K.K. nga Shkupi kanë raportuar se janë kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Luka Gerov”, njoftoi MPB.
Të njëjtën ditë, në ora 14:10 në Stacionin Policor Draçevë, 36-vjeçari J.M. nga Shkupi ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Kitka”, shton MPB.
