Kanë mbetur edhe pak ditë deri te fillim i Muajit të Shenjtë mysliman dhe Bashkësia Fetare Islame ka publikuar kalendarin e Ramazanit për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024, transmeton TV21.
Mësohet se Ramazani do të fillojë më 11 mars dhe do të zgjasë 30 ditë. Dita e fundit e agjërimit do të jetë më 9 prill.Bajrami i Ramazanit do të festohet më 10 prill, duke nisur me faljen e namazit të bajramit në ora 06:43.
Advertisement
Kujtojmë se brenda muajit të Ramazanit do të ndryshojë edhe përllogaritja e kohës – kalojmë në llogaritjen verore./TV21
Advertisement
Advertisement