Vajza e madhe e familjes së Pëllumb Metës, i cili u vra dhe gropos në kasollen e bagëtive nga tre fëmijët e tij në Durrës, ka deklaruar para hetuesve se babai ishte autoritar.
Bedra Meta, e martuar, ka qëndruar me një linjë me deklaratat e pjesëtareve të familjes së saj, lidhur me sherret e herëpashershme në familjen e tyre.
Blerina Meta: Do tregoj kur të vdes, shtëpia në Shënavlash administrohet nga prokuroria
Ekzekutimi i 49-vjeҫarit në Durrës/ Gazetarja zbulon detaje tronditëse nga vrasja e Pëllumb Metës
Që në krye të herës, ajo ka deklaruar se nuk ka ditur asgjë për vrasjen e babait nga vëllezërit dhe motra e saj dhe e ka marrë vesh këtë kur ngjarja është bërë publike.
Por ajo ka deklaruar gjithashtu, se babai i tyre ka qenë njeri autoritarist dhe kërkonte që çdo gjë në familje të bëhej si thoshte ai.
Ajo po qëndron te shtëpia e gjyshërve të saj ku gjendet dhe e ëma, në Gjorm të Laçit.
Ndërkohë, lidhur me vazhdimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pëllumb Metës në Shën Vlash të Durrësit, bëhet e ditur se pritet të vijnë rezultatet e ekspertizës balistike nga loboratori shkencor në Tiranë për armën e krimit.
Ajo është një pistoletë mod-54 ose siç njihet ndryshe TT.
Burime nga grupi hetimor, bëjnë të ditur se përveç intervistave të kryera deri tashti, ku janë dokumentuar ato të familjarëve të viktimës (dy djemve, dy vajzave, bashkëshortes dhe 3 pjesëtareve të familjes Qatja që kërkonin të bënin shkesi me Metët) do të kryhen edhe disa veprime të tjera praktike për ta plotësuar dosjen hetimore.