Plagoset një person në Gjakovë

Estimated read time 1 min read

Sot rreth orës 18:20 një person ka mbetur i plagosur në Gjakovë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur për Arbresh.info se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë”, ka thënë Elezaj.

Advertisement

“Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Aktualisht policia është duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin si dhe kapjen e të dyshuarit”, ka shtuar ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like