Pothuajse 6.000 njerëz e kanë braktisur Santorini-n dhe ishullin fqinj Amorgos në 48 orët e fundit, për shkak të tërmeteve që nuk ndalojnë, njoftuan autoritetet greke dje.
Rreth 4.640 pasagjerë janë ngjitur në katër tragete që e lanë ishullin me famë botërore të vullkanit që nga e diela, sipas të dhënave të ofruara për AFP nga Garda Bregdetare Greke.
Transportuesi ajror grek “Aegean Airlines” njoftoi se ka transportuar 1.294 pasagjerë nga Santorini në Athinë të hënën, me gjithsej nëntë fluturime, nga të cilat pesë ishin të paplanifikuara.
Gjatë ditës së djeshme ishin planifikuar të nisen dy tragete nga Santorini për në Pire, porti kryesor pranë Athinës.
Advertisement
Advertisement
Advertisement