Përplasjse mes policisë dhe të burgosurve në Idrizovë. Shumë të lënduar

Dhjetë policë janë lënduar gjatë kontrollit në Idrizovë, janë gjetur 82 thika, 4 thumba dhe 63 celularë

Dhjetë policë janë lënduar nga përplasja me një grup të burgosurish gjatë bastisjes në repartin gjysmë të hapur të IEVP Idrizovë. Siç njofton MPB-ja, në momentin e kryerjes së veprimeve zyrtare është mbledhur një grup më i madh i të burgosurve dhe kanë bërë rezistencë aktive, bëjnë të ditur MPB, por siç thonë ata, pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, të burgosurit janë mposhtur.

 

Në të njëjtën kohë u plagosën 10 policë, si dhe disa prej të burgosurve. Pas dokumentimit të rastit do të bëhen parashtresat përkatëse.

 

Policët e Byrosë për Siguri Publike, në koordinim me Agjencinë për Siguri Publike Shkup, gjatë kontrollit, kanë gjetur 63 telefona celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni, si dhe drogë.

Advertisement

 

foto viber

-Sot (28.10.2023) zyrtarë policorë nga Byroja për Siguri Publike në koordinim me Agjencinë për Siguri Publike Shkup, pas informatave të marra paraprake operative dhe urdhër bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në IEVP Idrizovë, në. një pavijon gjysmë i hapur, ku u gjetën 63 aparate celularë, 82 thika, 4 thumba, 71 karikues telefoni dhe drogë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, një grup më i madh i të burgosurve u mblodh dhe bënë rezistencë aktive, por pas masave dhe aktiviteteve u mposhtën. Njëkohësisht janë plagosur 10 policë, si dhe disa prej të burgosurve. Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohen parashtresat përkatëse, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement
Advertisement