Përplasje në distancë. Rexhepi: Kasami ska fuqi – Hoxha: Çfar mbrojtje kërkoni nga Qeveria aktuale për veprimet që keni bërë gjatë qeverisjen e kaluar

Përplasje në distancë në mes dy eksponentëve të Alternativës dhe Lëvizjes Besa, Skënder Rexhepi dhe Arjanit Hoxha ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, shkruan NMK-Post. E gjitha ka filluar pas paraqitjes së Rexhepit në emisionin Clikc Plus në TV21, ku ai në disa raste ka sulmuar Lëvizjen Besa, pas së cilës ashpër ka reaguar Hoxha i Besës. Si duket Hoxhës më shumë i ka rënduar kualifikimet që i ka dhënë Rexhepi i Alternativës për kreun e Besës. Në pyetjen e gazetarit Fatmir Aliu, nëse Skender Rexhepi ka kontakt me Bilall Kasamin, ai është përgjigjurË “Në Kuvend vjen vetëm për të votuar, sa për ti bërë numrat. Aq është fuqia e tij. Nuk kam nevoj të takohem me njerëz të cilët ua kanë thy idealin dhe shpresën qytetarëve”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Hoxhës i cili ka pyetur Rexhepin se për çfarë kërkojnë mbrojtje nga eksponentë të Qeverisë aktuale.
“Soji dhe lloji i politikanëve që me çdo kusht mundohen të nënvlersojnë Lëvizjen BESA, ndërsa mbi 20 herë e përmendin Lëvizjen BESA në formë direkte apo indirekte tregon se edhe në gjumë kanë ankth nga Lëvizja BESA.
P.S. Tregoni popullatës sa herë brenda javës keni takuar me eksponent të shumicës parlamentare dhe çfar mbrojtje kërkoni nga Qeveria aktuale për veprimet që keni bërë gjatë qeverisjen e kaluar!?” ka shrkuar Hoxha në profilin e tij në facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like