Përballja e parë Rama-Meta në Gjykatën Kushtetuese

Sot do të jetë përballja e parë e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama në Gjykatën Kushtetuese.
Përballja ishte planifikuar që më 25 mars, por për shkak të infektimit me covid të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese u shty dhe kreu i qeverisë kërkoi të zhvillohej sot në orën 10:00, pa praninë e publikut.
Objekti i kësaj seance plenare është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit. Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.
Meta në atë kohë refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa Ministër i Jashtëm me dekret ishte vetë Rama. Kjo është përballja e parë e dy liderëve në gjykatë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku thuhet: Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve./Periskopi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like