Pendarovski dyfish më pak se Siljanovska Davkova, Osmani bindshëm para Taravarit

Estimated read time 1 min read

Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni hyjnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 8 maj, njëkohësisht me zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend.

Sipas rezultateve të para dhe jozyrtare që në konferencë për media i publikoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nga votat e numëruara nga gjithsej 3.156 vendvotime, gjegjësisht 89,98 për qind të vendvotimeve, Gordana Siljanovska Davkova ka fituar 324.177 vota apo 39,99 për qind, ndërsa Stevo Pendarovski 161. 393 vota ose 19,90 për qind. I treti është Bujar Osmani nga BDI me 110.903 vota, Arben Taravari me 78.110 vota, Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 70.996 vota, Biljana Vankovska me 35.949 vota e përkrahur nga E Majta dhe Stevço Jakimovski nga GROM me 7.499 vota.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like