PDK: Kurti e ka blerë deputeten Adelina Grainca

PDK përmes një kumtese thotë se deputetja Graincën e ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet, pasi siç thotë ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta Vjosa Osmanin për presidente.

PDK thotë se Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj.

“PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”, thuhet në reagimin e PDK-së. /Reporteri.net

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like