Pas disa muajve, përsëri numër treshifror i të infektuarve me covid

Estimated read time 2 min read

Në vend numri i të infektuarve ditëve të fundit ka shënuar rritje. Brenda 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 5.276 teste të kryera janë regjistruar 164 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 60 vetëm në Tetovë, ndërsa 34 në Shkup, 21 në Gostivar. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 18 pacientë.

Si pasojë e infektimit me koronavirus, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar tre pacientë, dy nga Gostivari dhe një nga Shkupi.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.707 raste, prej të cilëve 150.440 janë shëruar, kurse 5.497 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në vendin tonë janë 770 raste aktive me virusin korona.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar gjithsej 12,939 qytetarë, dhe dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 3,909 qytetarë në mënyrë që numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në vend deri dje të jetë 519,106 persona.

Advertisement

Sipas të dhënave nga Ministria, gjithsej 920,442 doza vaksinash janë aplikuar në vend, dhe 401,336 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas shifrave të fundit, 64 % e popullsisë mbi 70 % ka marrë të paktën një dozë vaksine, 62 % e popullsisë mbi 65 % është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës, 57 %e popullsia mbi moshën 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë dhe 45 % e popullsisë mbi 50 vjeç vaksinohen me të paktën një dozë vaksine.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like