









Pas ankesës së banorëve të fshatit Konjar e
Mesme në lidhje me shkatërimin e tokës pjellore e cila është dhënë me koncesion, ku një pjesë e kësaj sipërfaqeje është nën juridiksionin e MBPEU-së, ministri Hoxha ka dalur në terren për të parë gjendjen e tokës, shkruan Nmk-post.
Ja statusi i plotë:
Sot, Ministri i Bujqsisë Arjanit Hoxha së bashku me Drejtorin e Inspektoriatit Shtetëror të Bujqësisë, Zoran Shapuriq ishin në këtë vendbanim ku u njoftuan për situatën nga terreni, pëcjell nmk-post.com
” Së bashku me Drejtorin e ISHB, Shapuriq banorëve të fshatit Konjari i Mesëm u siguruam se nëse toka që është marrë me koncesion nuk përdoret për arsyet e evidentuara në kontratë, atëherë marrëveshja e koncesionerit do të pezullohet.
MBPEU çdo herë do të jetë pranë qytetarëve dhe nuk do të lejojë keqpërdorime të ndryshme nga ana e personave të papërgjegjshëm. ” ka shkruajtur Ministri i Bujqësis, Arjanit Hoxha në rrjetin e tij social facebook./nmk-post