Breaking News :

nothing found
23-09-2023

“Party” pranë Liqenit të Dibrës, padi penale për 16 persona

Advertisement

Pronari i një vikend-shtëpize me lokacion pranë Liqenit të Dibrës dhe miqtë e tij janë akuzuar penalisht për shkelje të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.

“Departamenti i Punëve të Brendshme në Dibër ka ngritur kallëzim penal kundër R.U. (38) dhe kundër 15 personave të tjerë, të gjithë nga Dibra, për shkak të dyshimeve për mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër.

Ai shtoi se ngjarja ka ndodhur me 30 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa pas dokumentimit të rastit kundër tyre është parashtruar padi penale./ALSAT

Advertisement

Read Previous

Zbulohet kandidati i ASH-AAA për Çairin

Read Next

Ali Ahmeti apo Albin Kurti, shpërthen debati në Prishtinë?!