Paradoks Ideologji’e

Shkruan Albion Alili

Paradoks ideologji’e

Politika është me ne kudo, përgjatë gjithë jetës. Shpeshherë ajo edhe përcakton fatin e jetës tonë. Megjithëse mund të jemi indiferentë ndaj saj, çdo gjë që kemi të bëjmë në jetë është në thelb politikë. Historikisht, mendimi politik botëror është ndarë në dy ideologji kryesore: E majta dhe e djathta. Bazuar në këto parime janë ndërtuar më pas politika të ndryshme, si ekonomike e financiare, arsimore, politikat e emigracionit dhe ato shëndetësore. Në fakt, sot tek ne e djathta dhe e majta nuk kanë ideologji të veprimit dhe si të tilla nuk përbëjnë koncept politik.
E majta mendon se njeriu është i mirë dhe ka përgjegjësi sociale për veprimet që bën. Ndërsa e majta këtu tek ne e luan rolin e të djathtës, e majta me politikën ekonomike është duke e shtypur klasën e ulët, të cilës në koncept si ideologji duhej t’i dal në ndihmë. Tek ne e majta nuk promovon pako sociale si ndihmë ndaj qytetarëve, pavarësisht rethanave dhe mundësive në të cilat gjendet njeriu. Ndërsa ideologët e së djathtës njeriun e konceptojnë si një qenie që lind e keqe, thellësisht egoiste dhe me defekte morale. E djathta në ekonomi e favorizon klasën e pasur, edhe pse gjatë aktivitetit të saj fiton krah politikës të të shtypurve.
Advertisement
Në mënyrë paradoksale në Maqedoni, partitë e djathta në vend kanë mbështetjen e zonave rurale, ndërsa e majta që teorikisht është në krah të klasës punëtore mbështetet nga qytetet e mëdha. Gjithashtu, politikat e majta të këtyre viteve kanë qenë shumë më pranë neo-liberalizmit, duke favorizuar partneritetet publik-privat dhe privatizimet në masë. Në Maqedoni e majta dhe e djathta si ideologji nuk ekzistojnë, pushteti është shndërruar në ideologji, fatkeqësisht!
Advertisement
Advertisement

You May Also Like