• 17-05-2021

Pandov: Mund të humbet gjuha dhe identiteti maqedonas

Aleksandar Pandov i cili është kryetar i Institutit patriotik pranë VMRO-DPMNE-së sot para Qeverisë tha se politikat e Zaevit dhe të Dimitrovit e kanë shndërruar Maqedoninë në kioskë.

“E gjithë Maqedonia është kioskë ku shiten për një euro historia dhe identiteti maqedonas”, tha Pandov.

Ai u bëri thirrje popullit maqedonas dhe qytetarëve tjerë që të jenë të vëmendshëm për shkak se këto ditë Zaevi është i gatshëm të nënshkruajë diçka kundër Maqedonisë.

“Këtë OBRM-PDUKM nuk e pranon dhe nga këtu u bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të unifikuar. Vetëm në këtë mënyrë mund të kundërshtojmë këtë politikë të dëmshme që për far të keq mund të në sjell ta humbin gjuhën, historinë dhe identitetin maqedonas”, tha Pandov./Telegrafi/

Read Previous

Sondazhi: Rreth 60% e francezëve nuk duan një vaksinë “të huaj”

Read Next

Sela komenton ngjarjet e fundit në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

%d bloggers like this: