• 27-09-2021

Pandemia në Evropë, Holanda bën maskat të detyrueshme

Holanda i bëri të detyrueshme maskat mbrojtëse në ambiente të mbyllura publike në një përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit.

Vendi është një nga më të fundit në Evropë që merr një masë të tillë. Vendimi do të aplikohet për të gjithë personat mbi moshën 13 vjeç në ndërtesa publike si dyqane, stacione trenash apo parukeri, që nga e marta.

Holanda është një nga vendet më të prekura nga vala e dytë e covidit në Evropë. Ajo theu rekordet gjatë tetorit dhe numri i infektimeve të reja në vendin me 17 milionë banorë ka mbetur kryesisht stabël në rreth 5 mijë në ditë, prej javësh.  Rregulli i ri për maskat do të mbetet në fuqi për të paktën tre muaj, me ata që nuk e respektojnë atë që përballen me një gjobë deri në 95 euro.

Më herët gjatë vitit, qeveria holandeze kishte miratuar strategjinë e izolimeve inteligjente duke evituar kufizimet strikte në shkallë kombëtare dhe nuk mbylli jetën publike siç ndodhi në shumë vende të tjera. Asokohe, kryeministri Mark Rutte e cilësoi Holandën si një vend të pjekur ku njerëzit ishin të kënaqur që trajtoheshin si të rritur.

Ndërkohë edhe në vende të tjera të Evropës, situata është kritike. Në Spanjë po hapen spitale të reja covidi pasi në nëntor vendi regjistroi 9200 viktima të reja të sëmundjes, shifra më e lartë kjo që nga prilli. Por shkalla e infektimit po bie ndërkohë. Në gjermani, po bëhen testime të nxënësve dhe mësuesve në qytetin e Hildburghausenit ku një shpërthim i virusit ka bërë të mbyllen shkollat.

388 viktima të reja u raportuan në gjermani 24 orët e shkuara. Në Austri ndërkohë, do të fillojë këtë javë testimi masiv me qëllim arritjen e sa më shumë njerëzve deri për krishtlindje. Dyqanet jo të domosdoshme po rihapen në belgjikë pas një muaji mbyllje ndërkohë që Italia, gjermania dhe Franca kanë vendosur të mbajnë mbyllur resortet malore gjatë festave të fundvitit.

Top Channel

Read Previous

Kosovë, shkon në mbi 40 mijë numri i rasteve me COVID-19

Read Next

Sulm me makinë ndaj këmbësorëve në Gjermani, ka viktima!

%d bloggers like this: