• 04-08-2021

Pacolli: LDK, PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit janë bërë bashkë kundër mërgatës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pasi në Kuvend ka dështuar të miratohet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Pacolli ka thënë se LDK, PDK, AAK dhe Lista e Vuçiqit janë bërë bashkë kundër mërgatës, transmeton Telegrafi.

“Ata votuan kundër ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Votuan kundër ndryshimeve që do të mundësonin votimin e mërgatës në ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

Tutje, deputetja ka shkruar se votimi i kësaj pike do të përsëritet përsëri në Kuvend.

“Tani mërgata duhet të organizohet e të bëjë presion mbi deputetët që votojnë kundër interesit të mërgatës e shtetit të Kosovës”

Read Previous

Spasovski për vjedhjet e makinave në Çair: Ka përparim në hetime

Read Next

Zaev: Organizatori kryesor i “27 prillit” është Gruevski

%d bloggers like this: