Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani sot deklaroi se vendi duhet të merr vendime të guximshme me qëllim përmbushjen e synimeve në rrugën evropiane. Sipas tij, historia duhet të shërbejë si urë dhe jo si mur mes popujve dhe shteteve të Bullgarisë dhe Maqedonisë.
Osmani tha se nuk dëshiron të interpretojë deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me kontestin me Bullgarinë.
“Unë nuk do të interpretojë deklaratat e kryeministrit, do të lejoj që ai vetë t`i interpretojë. Shpjegimi i tij është se qëndrimi i Qeverisë, nuk do të thotë qëndrim i popullit në periudha të ndryshme historike. Megjithatë nxitja e debatit…nxitja kornizës psikologjike në publik e q[ është mbuluar nga periudhat e ndryshme ideologjike gjithmonë e freskon debatin në shoqëri, mbi gjitha një shoqëri që pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Osmani./Alsat