Nuk është e saktë se nuk ka shtretër të lirë spitalor dhe oksigjen, pohoi Filipçe

Nuk është e saktë se  nuk ka shtretër të lirë  spitalor dhe oksigjen. Çdo pacient i cili ka nevojë për oksigjen, atë e merr,  deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Duke i mohuar pohimet e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ministri Filipçe në konferencën për shtyp në Qeveri duke u përgjigjur  në  pyetjen e gazetarëve ku potencoi se për shtretërit  spitalor  ka siguruar  furnizim qendror të oksigjenit,  ndërsa aty ku nuk ka, ka  koncentrues  të oksigjenit.

“Nuk është e saktë se nuk ka shtretër të lirë dhe se nuk ka oksigjen. Ja, praktikisht të gjithë shtretërit e Klinikës për otorinolaringologji janë siguruar me  furnizim qendror të oksigjenit. Aty ku nuk ka, ka koncentrues të oksigjenit”, tha Filipçe.

Advertisement

Shprehu keqardhje që VMRO-DPMNE nuk ka treguar mirëkuptim dhe e ka bllokuar procesin e vendosjes së  kovid spitaleve modulare.

Në lidhje me ngjarjet në spitalin e Manastirit për të cilat ishin publikuar incizime në rrjetet sociale, Filipçe potencoi se rastin e hulumton Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor dhe se përgatitet  mbikqyrje profesionale plotësuese për nëntë raste  në mbarë shtetin.

Tani për tani, siç potencoi, nuk mendohet për vendosje të masave më restriktive në Prilep dhe Manastir./MIA

Advertisement
Advertisement

You May Also Like