Omer Ajdini i kundërpërgjigjet Artan Grubit

Estimated read time 2 min read

Kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini i është kundërpërgjigjur Sekretarit Organizativ të BDI-së, Artan Grubi, i cili më herët marrëveshjen e bashkëpunimit mes VMRO-DPMNE-së dhe ASH-AAA e quajti si “koalicioni i 27”. Ajdini tha se Grubi dhe koalicioni i tij janë të shqetësuar nga bashkëpunimi opozitar pasi që përfundimisht në zgjedhjet lokale do të marrë fund regjimi hibrid, transemton TV21.

“E kuptoj shqetësimin dhe ankthin që ka Artan Grubi dhe koalicioni i tij, sepse me bashkëpunimin opozitar këtë herë përfundimisht në zgjedhjet lokale do të marrë fund korrupsioni, krimi dhe regjimi hibrid në të cilën këta njerëz e kanë instaluar në çdo komunë shqiptare dhe prandaj ata frikësohen sepse nuk do të mund të pasurohen dhe të mbrohen në emër të popullit dhe me parat e popullit. Por para se të flasë për 27 prillin Artan Grubi duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve. E para, me kënd dhe pse Artan Grubi u përqafua natën e 27 prillit në momentin që jeta e një deputeti shqiptar ishte në rrezik. E dyta, pse Artan Grubi dhe koalicioni i tij amnistuan shumicën e personave të cilët organizuan ngjarjen e 27 prillit me të dhe Nikolla Gruevskin të cilën ia mundësuan arratisjen. Pyetja e tretë të cilën Artan Grubi duhet të përgjigjet është se kush ishte funksionari i BDI-së i cili e informoi Nikolla Gruevskin që më 27 prill do të zgjidhet kryetari i Parlamentit. Pra kur të përgjigjet Artan Grubi në këto pyetje atëherë ndoshta mund të flasim për 27 prillin, ngjarjem për të cilën Artan Grubi nuk e ka fijen e moralit që të flasë ose të debatojë”, deklaroi Omer Ajdini – kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like