OKB: Më shumë se 350 mijë njerëz në Etiopi po vuajnë nga uria

Më shumë se 350 mijë njerëz në rajonin e Tigrayit në Etiopi po vuajnë nga kushtet e urisë, me miliona të tjerë që po ashtu janë në rrezik – sipas analizave të bëra nga agjencitë e OKB-së. “Ka uri tash në Tigray,” tha shefi i ndihmave të OKB-së, Mark Lowcock. “Numri i njerëzve në gjendje urie… është më i lartë se kudo në botë,” Më shumë se 5.5 milionë njerëz në Tigray kanë nevojë për ndihma ushqimore. Luftimet kishin shpërthyer në këtë rajon nëntorin e kaluar mes trupave qeveritare dhe ish partisë rajonale në pushtet, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Dhuna i ka vrarë mijëra civilë dhe i ka detyruar më shumë se 2 milionë të tjerë të zhvendosen nga shtëpitë e tyre në rajone malore.
Sidoqoftë këto raportime nga agjencitë e OKB-së janë mohuar nga qeveria e Etiopisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like