• 18-04-2021

OBSH: Vala tjetër e COVID do të luftohet pa vaksinë, nuk do të mbërrijë dot në kohë

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ai ka thënë se disa shtete duhen të marrin masa të tjera dhe të përgaten për të kontrolluar situatën e Covid-19 edhe pa vaksinë.
Shefi i urgjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Michael Ryan, ka paralajmëruar se vala e dytë e COVID-19 do të luftohet pa vaksina,  pasi sipas tij kjo e fundit mund të mos mbërrijë në kohë për disa vende. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ai ka thënë se disa shtete duhen të marrin masa të tjera dhe të përgaten për të kontrolluar situatën e Covid-19 edhe pa vaksinë.

“Vaksina nuk do të mbërrijë në kohë për të luftuar valën e dytë të pandemisë së Covid-19 dhe shumë shtete do të vazhdojnë ta përballojnë pa vaksinën. Unë mendoj se do të duhet të paktën katër ose gjashtë muaj para se të ketë nivele të mjaftueshme të imunizimit të tufës. Ne duhet ta kuptojmë se kësaj radhe duhet të ‘ngjitemi’ në këtë mal pa vaksina”,  paralajmëroi shefi i urgjencave të (OBSH), Michael Ryan.

Read Previous

Besimi: Viti 2021 do të karakterizohet me pasojat nga Covid-19

Read Next

Virusi po godet, Maqedonia e Veriut nga e premtja në gjendje krize

%d bloggers like this: