OBSH: Vaksinat, shumë efektive kundër variantit Delta

Varianti Delta i koronavirusit, i cili ka shkaktuar rritje të numrit të rasteve në të gjithë botën, mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave të koronavirusit.Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, tha se ka disa prova që tregojnë për efikasitet të zvogëluar të vaksinave kundër këtij varianti, i cili për herë të parë është identifikuar në Indi.Por, në përgjithësi, shtoi ajo, “vaksinat mbeten shumë efektive”. “Ky është një mesazh me të vërtetë i rëndësishëm që duam ta bëjmë të qartë. Edhe pse shohim një efektshmëri të zvogëluar, vaksinat mbeten të efektshme në zvogëlimin e sëmundjeve të rënda dhe të vdekjeve – përfshirë edhe ato nga varianti Delta”, tha Van Kerkhove.Ky variant ka çuar në rritje të numrit të rasteve me koronavirus nga Portugalia në Rusi, ndërsa Britania, në fillim të këtij muaji, ka shtyrë për katër javë një fazë të rihapjes së ekonomisë, për shkak të tendosjes së variantit Delta.Në Shtetet e Bashkuara, ku normat e vaksinimit janë relativisht të larta, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se varianti Delta mund të bëhet lloji dominues i koronavirusit gjatë verës.Infeksionet dhe vdekjet nga koronavirusi kanë rënë, për shkak të vaksinave, por në mesin e të pavaksinuarve ka prova në rritje që tregojnë se varianti Delta po merr hov.Por, sipas OBSH-së, nuk ka ende të dhëna që tregojnë se Delta është më vdekjeprurëse.Studiuesit thonë se simptomat më të zakonshme që lidhen me variantin Delta janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda./REL

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like