• 27-09-2021

OBSH: Vaksina nuk nënkupton zhdukjen e virusit

Mbërritja e disa vaksinave efikase kundër COVID-19 dhe optimizmi që e shoqëron nuk duhet të ulin kujdesin, sepse ato nuk do të eliminojnë virusin, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Vaksinat nuk nënkuptojnë zero COVID”, konfirmoi Mike Ryan, i ngarkuar për situatat e urgjencës në agjencinë e OKB-së duke shpjeguar se vetëm vaksinat nuk mund të bëjnë punë.

“Ne kemi arritur në një pikë lakimi të pandemisë. Ne u kërkojmë njerëzve të vazhdojnë të bëjnë përpjekje përballë COVID-19”, shtoi ai.

Në krah të tij, zyrtarja e ngarkuar me menaxhimin e pandemisë në OBSH, amerikanja Maria Van Kerkhove, i bëri thirrje popullatës që të reflektojnë vërtet atë që bëjnë gjatë sezonit të festave të fundvitit në mënyrë që të kufizojnë transmetimin e koronavirusit.

“Vendimet që ne marrim tani (…) mund të nënkuptojnë jetën ose vdekjen për ne, për familjen tonë”, shtoi ajo.

Pandemia e koronavirusit, që ka prekur 65 milionë persona dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1,5 milionë, ka fillaur të përshpejtohet në botë, ndërkohë që projektet për vaksinime masive janë përcaktuar në disa vende.

“Progreset e realizuar në fusën e vaksinave na japin të gjithëve moral dhe ne mund të fillojmë tashmë të shohim dritë në fund të tunelit”, theksoi drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus./Atsh/

Top Channel

Read Previous

Muamed Sejdini me gjest të madh, përparësi për bileta në Europian do të ketë stafi shëndetësorë

Read Next

Kasami: I dhash Mickoskit një shans për të ndryshuar, por nuk bëri asgjë!

%d bloggers like this: