Numërohen të gjitha votat me kusht: Këto janë rezultatet (DOKUMENT)

Advertisement

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur të hënën në mesnatë procesin e numërimit të votave me kusht dhe mëngjesin e së martës ka filluar me numërimin e votave të ardhura përmes postës. Vetëvendosje ka marrë 14 mijë e 939 vota nga gjithsej 29 mijë 490. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen në QNR. Numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe përfundimi i disa procedurave tjera në QNR, shënojnë fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt. Po punojmë maksimalisht që të përmbyllim procesin e numërimit edhe të këtyre fletëvotimeve”, ka thënë ai.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like