Nuk mjafton garancioni prej 1.7 milion euro, Kamçevi mbetet në paraburgim

Biznesmeni Orçe Kamçev mbetet në paraburgim, pasi Gjykata e Apelit në Shkup e ka refuzuar garancionin në vlerë prej 1.7 milionë eurove në shkëmbim të qëndrimit në arrest shtëpiak.

Gjykata konsideron, se garancioni nuk është i mjaftueshëm, sepse ende ekzistojnë rrethanat për arrati. Kështu, i dyshuari në rastin “Perandoria” dhe “Parcelat në Vodno” mbetet në burg..

Këtë e ka bërë të ditur vetë avokati i Kamçevit, Antonio Apostollski për Televizionin “Telma”. Ai vlerëson se vendimi është sjellë pa u ftuar avokatët në seancë publike, gjë që është detyrim ligjor kur diskutohet për ankesa të hetimeve dhe veprave penale të përmasave të këtilla.

Advertisement

Kamçevi u arrestua më 13 mars, pas vërejtjes zyrtare të Agjencisë për Siguri Nacionale. Në këtë vërejtje, u theksua se Kamçevi ka realizuar takime me njerëz nga jashtë, që paraqisnin dyshime për arratisje në Bullgari./TV21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like