Nuk ka më grumbullim para bankave, Qeveria pranon ofertën e Halkbank për postat

Në seancën e sotme të 26-të, u miratua një Vendim për të dhënë pëlqimin për pranimin e ofertës përfundimtare të Halkbank SHA Shkup për lidhjen e një Marrëveshje Bashkëpunimi me SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” dhe miratoi Marrëveshjen për përcaktimin e shumës së tarifave për kryerjen e shërbimeve në SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” – Shkup në emër dhe në llogari të Halkbank SHA Shkup.

“Me këtë vendim, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në cilësinë e saj të Kuvendit të Aksionarëve të Shoqërisë Aksionare për Trafikun Postar “Posta e Maqedonisë së Veriut” në pronësi të shtetit – Shkup, e pranuar si oferta më e favorshme e Halkbank SHA Shkup sipas dy kritereve të miratuara për vlerësimin e ofertës, në lidhje me afatin e zbatimit të kontratës prej 2 muajsh, si dhe në lidhje me përqindjen e ndarjes së të ardhurave të përbashkëta të realizuara në vlerë prej 71% për “Postën e Maqedonisë së Veriut” me 29% për Hallkbank SHA Shkup”, informojnë nga Qeveria.

Advertisement

Në këtë seancë, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi gjendjen financiare të SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” Shkup në kushtet e një pandemie me KOVID-19 dhe ndalimin e shërbimeve financiare për shkak të falimentimit të Bankës Eurostandard SHA Shkup, dhe miratoi një Vendim për miratimin e fondeve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 miratoi Vendimin për aprovimin e fondeve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 ekskluzivisht për qëllimin për të cilin ishin alokuar, dmth., për pagimin e pagave për punonjësit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like