Nuk ka lloj të coronavirusit britanik në Tetovë

Kovid qendra pranë spitalit të Tetovës deri më tani nuk ka marrë informacione për ekzistencën e llojit britanik të koronavirusit midis të sëmurëve në rajonin e Tetovës, informojnë nga ky institucion publik shëndetësor.

Sipas koordinatorit në kovid qendrën, dr. Gzim Nuredini, strishot janë dërguar në laboratorin përkatës të Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).

“Për ekzistencën e llojit britanik nuk kemi akoma informacion ë tillë nga ASHAM, ndërsa kemi dërguar strisho atje dhe po presim që të na informojnë. Në rast se ka, do të na informojnë menjëherë. Sidoqoftë, të gjitha këto masa vlejnë për të gjitha llojet e KOVID-19. Tani ka informacion që ky lloj është 10 herë më ngjitës dhe ka një pamje klinike më dramatike, me më shumë diarre, me simptoma gastrointestinale. Pra, një lloj me të cilën duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Nuredini, përcjell Zhurnal.mk

Të shtunën në Shkup janë vaksinuar mjekë të punësuar dhe infermiere nga Spitali Klinik i Tetovës, të cilët janë më të ekspozuarit dhe punojnë me pacientë KOVID-19.

“Ne kishim vaksinimin me faza për punonjësit nga faza e kuqe, të cilët veprojnë në të ashtuquajturën “zonë e kuqe” punë e drejtpërdrejtë me pacientët Kovid. Të shtunën, 53 punonjës janë vaksinuar në Shkup, ka nga ata që nuk dëshironin të vaksinoheshin. Vijon vaksinimi edhe i punonjësve shëndetësorë nga e ashtuquajtura fazë portokalli”, tha mjeku.

Advertisement

Në spitalin e Tetovës tani ka 14 pacientë të hospitalizuar me Kovid-19. Prej tyre tetë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Shumica prej tyre janë me sëmundje të tjera, me diabet, hipertension, sëmundje të mushkërive, qasja multidisiplinare është e domosdoshme. Ne kemi ekzaminime ambulatore rreth 35-40 në ditë, numri nuk është ulur, pacientë të rinj sipas shifrave të Institutit të Shëndetit Publik është rreth 10 deri në 20 në ditë. Njerëzit nuk duhet të jenë skeptikë në lidhje me vaksinimin, të mos kenë frikë dhe ta pranojnë atë si një mënyrë për ta luftuar sëmundjen,” deklaroi mjeku.

Spitali modular i montuar për kovid pacientët është gati dhe sipas mjekut mbesin disa procedura administrative para se të vihet në përdorim. (Zhurnal.mk)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like