NMK-Post nuk do t’i transmetoj pamjet e rënda dhe informacionet e pa konfirmuara

Estimated read time 1 min read

Të nderuar miq, lexues të NMK-Post. Ndajmë dhimbjen e thellë me familjet e atyre që humbën jetën dhe lutemi për shërimin e të lënduarve.

Të Tronditur, mbrëmë morëm vesh rastin për ngjarjen në Spitalin e Tetovës. Menjëherë gazetarët tanë dolën në terren. Kemi filluar transmetimin live dhe është vazhduar për afro 7 minuta. Duke parë ndjeshmërinë e madhe të rastit ne vendosëm ta ndërpresim transmetimin live. Edhe pse kemi inçizuar pamje shumë të rënda, të njëjtat kemi vendosur mos ti transmetojmë, për hir të familjarëve që kishin anëtarë të familjeve të tyre dhe që ishin në gjendje të shkatërruar. NMK-Post edhe në ditët në vijim nuk do të transmetoj pamje të rënda si dhe informacione të pa konfirmuara.

Advertisement

Zoti e rujt Tetovën, Zoti qoft me popullin e Tetovës, Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur!

Advertisement
Advertisement

You May Also Like