Njihuni me kandidatin e veçantë për deputet në Kosovë, synon veshjen kombëtare ta fus në Kuvend: Do t’i vesh për 365 ditë

Njihuni me kandidatin e veçantë për deputet në Kosovë, synon veshjen kombëtare ta fus në Kuvend: Do t’i vesh për 365 ditë

Koalicioni për Familjen në Kosovë në kuadër të fushatës elektorale ka organizuar performancën artistike në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, të titulluar “Koalicioni për Familje pjek kafe për mysafir”.

Kjo ngjarje do të zhvillohet si pjesë e kampanjës “Shqiptari në Parlament” dhe ka për qëllim t’i ofrojë qytetarëve mundësinë të takohen dhe të bisedojnë me kandidatët e Koalicionit për Familjen.

Kandidati për deputet Sokol Plakolli, pjesë e listës së Koalicionit për Familjen, i cili do të jetë i veshur me rroba tradicionale në një “odë” të improvizuar në Sheshin “Skënderbeu” do të presë mysafirët për një moment të veçantë dhe të ngrohtë në këto ditë dimri.

Ai tha se synon që veshjen kombëtare ta fus në Kuvendin e Kosovës. Andaj, ka thënë se do të punojë çdo ditë për këtë.

“Parlamenti është një lloj shtëpie e jona, atje kemi të gjitha modelet nga gjithë popujt që e përbejnë shtetin e Kosovës. Unë kam marr një guxim intelektual personal që rrobën kombëtare ta fus në parlament dhe për 365 ditë këtë rrobë ta prezantoj atje. Jo të flas shumë si në fushatë, të flas pak por qytetarë dhe vetë deputet me pa qoftë edhe figurën e Adem Jasharit. Shpesh shoh dukuri të dëmshme në parlament, problematik që trajtohen jo në mënyrë adekuate siç jemi mësuar në odën e shqiptarit”, ka thënë ai.

Kjo ngjarje do të zhvillohet çdo ditë nga data 20 janar deri më 7 shkurt, nga ora 12:00 deri në ora 13:00, në Sheshin “Skënderbeu”, afër Kuvendit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *