Një shtet i ShBA-së voton që të ndalohet detyrimi për maska

Dhoma e Përfaqësuesve e Dakotës Veriore ka miratuar me shumicë të votave një projektligj që i parandalon rregullat me të cilat do të bëhej i detyrueshëm përdorimi i maskave.

Dhoma e ulët e organit legjislativ të këtij shteti amerikan votoi me 50 vota për dhe 44 kundër që qeveritë shtetërore dhe lokale, shkollat dhe bizneset ta bëjnë të detyrueshëm përdorimin e maskave në pandemi, shkruan Fox Neës, transmeton Gazeta Express.

Projektligji tani do të dërgohet për votim në Senat, ndërsa republikani Jeff Hoverson, përkrahës i dokumentit, ka thënë se detyrimi për të përdorur maska është marrëzi djallëzore.

“Maska është pjesë e një aparati më të madh të një lëvizjeje të burokratëve të pazgjedhur e të pasur, të cilët po na i vjedhin liritë dhe po jetësojnë gënjeshtra”, tha ai.

Advertisement

Projektligji kundërthënës erdhi pasi guvernatori i Dakotës Veriore, Doug Burgum, në nëntor të vitit të kaluar e bëri të detyrueshëm përdorimin e maskave në tërë territorin e shtetit.

Ndryshe, Dakota Veriore, me rreth 760 mijë banorë, deri më tani ka regjistruar rreth 100 mijë raste me Covid-19 dhe mbi 1.400 të vdekur.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like