Një 32-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi është sulmuar nga një peshkaqen në Australi.

Estimated read time 1 min read

Një 32-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi është sulmuar nga një peshkaqen në Australi

Një grua 32-vjeçare është plagosur rëndë pasi u sulmua nga një peshkaqen në plazhin Port Noarlunga në Australinë Jugore. Shërbimet e urgjencës thanë se gruaja ishte kafshuar në kokë rreth orës 13:20 me orën lokale në një plazh në jug të Adelaide.

Një zëdhënës tha se lëndimet ishin “të rënda” dhe gruaja u dërgua në Qendrën Mjekësore Flinders. Sipas policisë plagët e gruas janë jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe shërbimet e urgjencës aktualisht nuk janë në gjendje të gjejnë peshkaqenin pasi plazhi u evakuua, raporton Guardian.

Advertisement

Qytetarët u lejuan të ktheheshin në ujë dhe patrullat folën me dëshmitarët. Sulmi vjen më pak se dy javë pas një incidenti fatal pranë Gjirit Streaky në bregun perëndimor të Australisë Jugore, në të cilin surferi 55-vjeçar Todd Jandle u vra nga një peshkaqen në Granites Beach.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like