Nis sistematizimi i 1.349 administratorëve, numri më i lartë në MPB

Pas më shumë se një dekadë, 1349 administratorët që kanë marrë rroga duke ndenjur në shtëpi, shumica e të cilëve shqiptar, do të kenë vend të punës. Ata do të shpërndahen në 237 Institucione të pushtetit qendror dhe lokal. Më shumë administratorë do të përfundojnë në MPB, apo 143 persona, 92 në DAP, 74 tek Avokati i Shtetit, 25 në Spitalin e Tetovës, 29 në Agjencinë e Kadastrës, 21 në Ministrinë e Bujqësisë.- Advertisment –

Transferi bëhet nëpërmjet sistemimit të të punësuarit në vendin e punës, në nivel të njëjtë, përkatësisht në vendin e punës për të cilin i punësuari i plotëson kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në aktin e sistematizimit të vendeve të punës në institucionin në të cilin transferohet”-tha Artan Grubi, zv/kryeministër.

Advertisement

Me këtë vendim, administratorët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin vendin e punë. Institucionet që do të pranojnë këto nëpunës, obligohen që atyre tu organizojnë trajnime për përmirësimin e aftësive dhe njohurive.

Mefail Ismaili-AlsatM

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like