Vetëvendosje kërkon mbështetje financiare nga qytetarët

Lëvizja Vetëvendosje u është drejtuar qytetarëve për mbështetje financiare, raporton “Zeri.info”.

Përmes një postimi në “Facebook”, LVV-ja tha se me rastin e zgjedhjeve të 14 shkurtit u duhet ta bëjnë “një fushatë perfekte”, andaj për të arritur këtë nevojitet ndihma e qytetarëve.

“Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje. Si në çdo zgjedhje, ne u drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi pasur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral. Ne nuk pranojmë financime nga persona ose biznese të dyshimta. Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush. Andaj, me rastin e zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe fitores plebishitare të Lëvizjes Vetëvendosje ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte. Për ta arritur këtë është e nevojshme ndihma juaj. Cilado shumë që keni mundësi, pa ju ngushtuar e pa ju vënë në vështirësi, neve na ndihmon që ta sjellim më pranë kthesën e madhe. Qeveria ‘Kurti II’ do të jetë kthim i Kosovës kah e mbara për të gjithë qytetarët e saj”, thuhet në njoftimin e LVV-së. /Zëri

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like