Nis korrja e grurit, Hoxha: Qoftë me bereqet, kaq hektarë do korren!

Estimated read time 2 min read

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Arjanit Hoxha ka qenë pjesë e ngjarjes solemne të fillimit të korrjes në fushat me grurë të ZK Pelagonisë, shkruan Nmk-post.

Me këtë rast ai tha se nuk ka gëzim më të madh për fermerin sesa kur arrin të korr frytet e punës së tij. “Gëzim edhe më i madh është atëherë kur viti është i frytshëm dhe korrja është e pasur, ky është shpërblimi më i mirë për mundin e dhënë” deklaroi ministri Hoxha. E gjithë puna e tyre, e gjithë koha e përkushtuar dhe e gjithë dashuria që fermerët japin në fushat e tyre me grurë, le t‘u kthehet atyre si bekim përmes korrjes së begatë u shpreh ai.

Në kushtet klimatike që kemi në vendin tonë, kultivimi i kulturave të drithërave është me të vërtetë i shkëlqyer, kjo vlen posaçërisht për rajonin e Pellagonisë, hambarin tonë më të madh të drithit. E gjitha kjo dëshmohet nga të dhënat e njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, sipas të cilave sipërfaqja e punueshme me grurë në vitin 2021 është rreth 79,000 hektarë, që paraqet një rritje prej rreth 7% në krahasim me vitin 2020. Hoxha tha se këtë vit, ne presim rendiment mesatar prej rreth 3,200 deri në 3,500 kg / ha ose në total prej rreth 260,000 ton grurë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like