Nga sot energjia elektrike e lirë nga ora 13:00 deri në 15:00

Estimated read time 2 min read

Nga sot energjia elektrike e lirë nga ora 13:00 deri në 15:00

Kjo do të mbulojë fillimisht rreth 200 mijë familje dhe pjesa tjetër e familjeve do të mbulohen nga tarifa e lirë ditore gjatë muajit dhjetor, pasi do të rregullohen matësat e energjisë elektrike.

Nga sot, 1 dhjetor, rikthehet tarifa e lirë e energjisë elektrike për konsum mesatar të energjisë elektrike në bllokun 1 dhe 2. Me këtë qytetarët marrin mundësinë për energji elektrike të lirë nga ora 13 deri në 15:00. Kjo siguron kursime mbi 1000 denarë në muaj për çdo familje.

Kryetari i Komisionit Rregullativ për Energji, Marko Bislimoski, dje njoftoi se nga nesër nga ora 13:00 deri në 15:00 amvisëritë do të kenë në dispozicion dhe do të paguajnë tarifën e lirë ditore për energjinë elektrike. Megjithatë, fillimisht do të mbulohen rreth 200 mijë familje dhe pjesa tjetër e familjeve do të mbulohen nga tarifa e lirë ditore gjatë muajit dhjetor, pasi do të rregullohen matësat e energjisë elektrike.

Advertisement

Tarifa e lirë u pezullua për një periudhë të caktuar për shkak të krizës botërore të energjisë, kur u futën masat që subvenciononin faturat e energjisë elektrike.

“Nga sot është rikthyer tarifa e lirë e energjisë elektrike, e cila është rezultat i instalimit të fotovoltaikëve, me të cilët mundësohet lirimi i 2 orë rrymë të lirë për amvisëritë, në çdo ditë”, tha sot kryeministri Kovaçevski.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like