Nga nesër, Zvicra ndalon hyrjet pa test negativ COVID-19

Siç është paralajmëruar ditë më parë, duke filluar nga nesër, e hënë, 8 shkurt, hyjnë në fuqi rregulla të ashpërsuara për hyrjen në Zvicër. Ky është vendim që e ka sjellë Këshilli Federal më 31 janar.

Të gjithë udhëtarët nga jashtë që udhëtojnë me aeroplan duhet të tregojnë një test negativ para se të nisen për në Zvicër, shkruan srf.ch. Ai nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë. Nga detyrimi përjashtohen fëmijët nën moshën dymbëdhjetë vjeçare, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa ndryshimi tjetër është se koha e karantinës mund të shkurtohet nga dhjetë në shtatë ditë.

Siç është paralajmëruar tashmë, detyrimit të karantinës i nënshtrohen ata që vijnë nga vendet të cilat Zvicra i ka vendosur në listën e vendeve me rrezik. Ndërsa detyrimi i testit negativ vlen për të gjithë, pavarësisht. Ndërsa ata që vijnë në rrugën tokësore, detyrohen të tregojnë testin negativ vetëm nëse kanë ardhur nga vendet që janë në listën e rrezikut.

Advertisement

Përveç kësaj, tani e tutje të dhënat e pothuajse të gjithë njerëzve që hyjnë në Zvicër do të regjistrohen sistematikisht, pavarësisht nëse ata arrijnë me aeroplan, anije, autobus apo tren. Qeveria federale ka krijuar një formë të re elektronike për këtë veprim.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like