Nga nesër mund të vaksinoheni edhe pa termin në Maqedoni

Estimated read time 3 min read

Procesi i vaksinimit kundër koronavirusit në shtet po zhvillohet pa pengesa. Përveç në institucionet publike shëndetësore dhe pikat e vaksinimit, vaksinimi kundër Kovid-19 po realizohet edhe në institucionet sociale për vendosje afatgjate. Prej nesër vaksinimi do të zhvillohet edhe pa termin të caktuar, ndërsa lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve prej 12 deri 16 vjeç.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, gjatë ditës së djeshme është kryer vaksinimi në terren në Entin special Demir Kapi, me ç’rast vaksinë kundër Kovid-19 kanë marrë personat me pengesa intelektuale, të vendosur në entin dhe të punësuarit. Dozë të parë në këtë ent kanë marrë 155 klientë, të cilët gjatë qëndrojnë në këtë institucion dhe 55 të punësuar.

Nga Ministria e Shëndetësisë informuan se dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 7.751 qytetarë, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 9.213 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 662.372 doza vaksina, ndërsa janë vaksinuar 245.231 qytetarë. Me numrat e fundit, së paku një dozë të vaksinës kanë marrë 54 për qind të popullatës mbi 70 vjeç, ndërsa 52 për qind mbi 65 vjeç, 47 për qind mbi 60 vjeç, si dhe 39 për qind nga popullata mbi 50 vjeç.

Të dhënat që i ka publikiuar dje Instituti për shëndet publik tregojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 raste të reja me Kovid-19 në vend nga gjithsej 3.404 testime. Shtatë nga rastet e reja janë nga Tetova, ndërsa gjashtë në Shkup. Ministria e Shëndetësisë pasditen e sotme ka informuar se nuk ka pacientë të vdekur, ndërsa është shëruar një pacient nga Prilepi.

Siç deklaroi paraprakisht ministri i Shëdnetësisë Venko FIlipçe, situata në lidhje me pandeminë e koronavirusit është e qëndrueshme dhe nuk ka nevojë për masa shtesë kufizuese dhe masa për mbrojtje. Sipas tij, vaksinimi duhet të jetë fokusi, ndërsa jo të jetojmë në kufizime.

Advertisement

Sipas paralajmërimit të Ministrisë së Shëndetësisë, prej nesër duhet të fillojë edhe vaksinimi në terren i popullatës përmes pikave mobile, respektivisht secili i cili dëshiron të vaksinohet, mund ta bëjë atë pa termin të caktuar. Paralelisht do të zhvillohet edhe vaksinimi iqytetarëve të cilët janë paraqitur në vakcinacija.mk.Sipas rekomandimeve, për fëmijët prej 12 deri 16 vjeç, për të cilët prej sot është lejuar vaksinimi, do të imunizohen ekskluzivisht me vaksinën Fajzer, udhëzimi i të cilit e lejon atë.

“Vaksinimi i numrit sa më të madh të qytetarëve do të mundësojë mbrojtje nga përhapja e epidemisë. Ulja e kornizës së viteve për personat të cilët vaksinohet, do ta zvogëlojë besueshmërinë që edhe të rinjtë ta përhapin virusin. Me vaksinimin mundësohet mbrojtja nga bartja e llojeve të reja dhe mbrojtja nga forma e rëndë e sëmundjes ose epilogut me vdekje”, porosisin nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid nga fillimi i epidemsië është 155.783. Numri i pacientëve të shëruar është 150.124, ndërdsa i të rasteve të vdekjes 5.487. Raste aktive me Kovid-19 janë 172.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like