Nesër disa pjesë rajoni i Shkupit do të ngelin pa rrymë

EVN informon se për shkak të realizimit të projektit për rikonstruim dhe modernizim të trafostacionit 110 kV “Vasill Gllavinov” nga ana e ekipeve të Elektrodistribuimit, të dielën (23 maj) në periudhën nga ora 05 deri në ora 08 të mëngjesit, pa furnizim me energji elektrike do të ngelë rajoni i Shkupit i komunës së Butelit, lagjja Vizbeg, zona industriale Vizbeg, Butel 2, Butel 1, Rasadnik, lagjja Kuçevishka Bara, Shuto Orizari, burgu i Shutkës, Momin Potok, pjesa më e madhe e komunës së Çairit, lagjja Shkup-Sever, Topansko Pole dhe Topaana./Zhurnal

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like