Nexhip V., i vrarë me 2 nëntor 2020 nga sulmi terrorist në Vjenë do të prehet në paqe sot në varrezat e Veleshtës, komuna e Strugës.
Lajmin për varrimin e të ndjerit e kanë konfirmuar për Albinfo Austria familjarët e viktimës.
“Varrimi do të bëhet sot në orën 12:o0-12:30”, tha shkurt dhe pa dashur të jap detaje tjera, një i afërm i viktimës.
Mbrëmë familjarë të shumtë, miq, të afërm por edhe bashkëatdhetarë që jetojnë në Austri, kanë udhëtuar gjatë tërë natës për të marr pjesë në varrimin e Nexhip V.
Advertisement
Djaloshi 21 vjeçar ishte në mesin e katër viktimave të pafajshme dhe mbi 20 persona të plagosur që u sulmuan nga një sulmues i tërbuar terrorist që vrau dhe plagosi këdo që i doli përpara natën e 2 nëntorit në qendër të Vjenës.
Advertisement
Advertisement
+ There are no comments
Add yours