Në mesin e funksionarëve, kush do të vaksinohet i pari, tregon Zaev

I pyetur se kush nga funksionarët do të vaksinohet fillimisht pas arritjes së dozave të vaksinave kundër Covid-19, kryeministri Zaev tha se me siguri në bazë të listës, i pari funksionarë i imunizuar do të jetë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

“Fillimisht siç e di unë nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive dhe ministri i Shëndetësisë duhet të vaksinohen heronjtë tanë, këto janë mjekët, infermieret dhe personeli mjekësorë, pastaj të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Me siguri nga funksionarët do të jetë i pari ministri Filipçe, kështu është rendi , së bashku me mjekët ose pas mjekëve, por unë e them se prapë unë do të vaksinohem në mesin e të parëve, pasi të vaksinohen grupet e rrezikuara sepse dua të jem shembull”, tha mes tjerash Zaev./Alsat
Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like