Në Maqedoni sot fillon vaksinimi masiv

Pas mbërritjes së 200 mijë vaksinave kineze, nga sot në Maqedoni fillon vaksinimi masiv.
Vaksinimi do të bëhet në disa pika vaksinale në disa qendra rajonale si Tetova, Manastiri, Ohri, Shtipi, Kavadari dheKumanova.
Në Shkup tani vijon rivaksinimi në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” me vaksinat Sputnik, ndërsa në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup përdoren edhe vaksina të Pfizer dhe të AstraZenecas, por qytetarët nuk kanë të drejtë për të zgjedhur.

Advertisement

Deri tani janë paraqitur 170.000 persona për vaksinim, ndërsa vaksinimi vazhdon të zbatohet sipas moshës dhe infrastrukturës kritike.
Vaksinën kineze do ta pranojë edhe ministri Filipçe i cili javën e kaluar deklaroi se dëshiron të japë shembull se të gjitha vaksinat janë të sigurta.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like