Në Maqedoni gjobiten 411 shoferë për tejkalim shpejtësie

Estimated read time 1 min read

Në Maqedoni gjobiten 411 shoferë për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (24.12.2023), ka zbatuar kontroll të përforcuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 411 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 13 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Advertisement

Në të njëjtën kohë, 221 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 190 jashtë vendbanimit.

-Kontrollet e qarkullimit vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thotë MPB.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like