Në kovid qendrat në Shkup po mjekohen 486 pacient

Gjatë 24 orëve të fundit në kovid – qendrat në Shkup janë hospitalizuar 39 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 486 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 15 pranime dhe atë tre pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, pesë në kovid – qendrën e Klinikës për neurologji, tre të sëmurë janë hospitalizuar në KLinikën për dermatovenerologji, një në Klinikën për gastroenterohepatologji, dy pacientë në Klinikën për sëmundje të syve dhe një në Klinikën për nefrologji.

Në kovid – qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur nëntë pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën infektive 15 npranime gjatë ditës së djeshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në shtëpi janë lëshuar 27 pacientë të shëruar. Për momentin, në Klinikën e lëkurës në kovid – qendër po mjekohen 25 pacientë, në Klinikën për neurologji 36 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 52 pacientë me simptome të koronavirusit, në Klinikën për gastroenterohepatologji po mjekohen gjithsej 26 persona, në kovid – qendrën në Klinikën për nefrologji për momentin janë vendosur 24 pacientë, ndërsa në Klinikën për sëmundje të syve 16 pacientë.

Advertisement

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 108 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive të shtrirë janë 159 pacientë, përderisa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle janë 40 pacientë, prej të cilëve 10 fëmijë dhe 30 të rritur.

Gjithsej 486 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në spitalet e kryeqytetit. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje oksigjeni”, thuhet në raport.

Nga atje shtojnë se edhe përkundër numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, sot ë mëngjes deri në orën 8:00 ka pasur rreth 20 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës, pas lëshimeve të kryera të pacientëve të shëruar, të lirohen vende shtesë edhe në Klinikën për sëmundje infektive edhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet infektive janë të pajisura me sasi oksigjeni dhe mund të kujdesen pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like